Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shpërfill FMN-në, Balla: Do ta miratojmë Amnistinë Fiskale, është domosdoshmëri

Qeveria shpërfill FMN-në, Balla: Do ta miratojmë Amnistinë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

I pyetur nga gazetarët, për qëndrimin kundër të FMN ndaj ligjit të Amnistisë Fiskale, Balla tha se qeveria nuk do të tërhiqet. Duke sjellë në vëmendje Këshillimin Kombëtar, socialisti u shpreh se 2/3 e shqiptarëve e mbështesin, teksa e cilësoi domosdoshmëri për Shqipërinë.

Balla tha i bindur se qeveria do ta miratojë amnistinë fiskale, pavarësisht qëndrimeve kundër.

“Ajo që besoj që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Amnistia Fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni. Ajo që ne duam të bëjmë është duke përjashtuar çdo të ardhur nga të veprimtaritë kriminale etj. Psh aministia në 2014 në Greqi ishte e domosdoshme dhe është bërë! Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besoj se çdo deputet duhet të kuptojë që kjo është një gjë e mirë për ekonominë dhe qytetarët. Unë mendoj se vendimmarrja në Kuvend, ka të bëjë dhe me vendimmarrjen për interesant e vendit”, tha Balla. 

Të fundit