Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shtyn me dy muaj afatin për deklarimin e të ardhurave

Qeveria shtyn me dy muaj afatin për deklarimin e të ardhurave
Foto ilustruese

Qeveria ka shtyrë me dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë personat me të ardhura mbi 2 milionë lekë. Përmes një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka vendosur 30 qershorin, si afatin e fundit për dorëzimin e të dhënave pranë administratës tatimore.

Gjithashtu është vendosur edhe falja e gjobave për rastet ku plotësimi i deklaratës ka pasaktësi apo kur tatimpaguesit japin informacione të gabuara e të rreme.

Por kjo vlen, vetëm nëse dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore dhe pagesa e detyrimit kryehen brenda datës 30 qershor. Afati fillestar për dorëzimin e  saj ishte 30 prilli. 

Qeveria shtyn me dy muaj afatin për deklarimin e të ardhurave

Të fundit