Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Qeveria s'ka plan për pandeminë", Rama ironizon Metën: Strategjia i ka shkuar babaxhikes në Presidencë! Pjesë e saj, edhe sigurimi i vaksinës

Rama: 9.4 % të buxhetit investim vetëm për Shëndetësinë

"Qeveria s'ka plan për pandeminë", Rama ironizon
Në foto: Kryeministri Rama në deklaratë për shtyp

Kryeministri Rama ka ironizuar presidentin Meta pas akuzave të tij ndaj qeverisë se mungon një plan i qartë për trajtimin e situatës së pandemisë.

“Ka mësuar edhe një fjalë Likja: “Ska plan! Ska plan!”. Dhe kush? Likja! Likja! Që të vetmin plan që ka është që të ndaj njerëzit në mjeshtra pune, mjeshtra sporti dhe ustallarë votash”, është shprehur Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se qeveria ka një strategji të qartë të cilën ia ka dorëzuar edhe Presidentit të Republikës dhe se në këtë strategji përfshihet edhe interesi për të siguruar vaksinën.

Po ashtu, Rama bëri me dije se për buxhetin e 2021 qeveria ka planifikuar investimin e 55.3 miliardë lekëve vetëm për shëndetësinë.

“Strategjia i ka shkuar edhe babaxhikes në Presidencë, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumin dhe asgjë tjetër. Dhe si pjesë të startegjisë tonë është edhe investimi për të siguruar vaksinën.

55.3 miliardë ose 9.4 % të buxhetit vetëm për shëndetësinë vetëm në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për buxhetin. Merreni dhe verifikoheni.

18 mijë do të shkojnë për pagat e mjekëve dhe personel shëndetësor, meqënse nuk kishim mjekë dhe infermierë. Dhe janë shumë mjekë të tjerë dhe infermierë në pritje për t’u futur në punë, meqënse "nuk kishim" dhe kanë "ikur" në Gjermani.

Po ashtu është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus paketa për vazhdimin e luftës me Covid, 1.7 miliarda për mjetet e mbrojtës personale, për oksigjenin, dhe për pagat e bonuset. Në këto kushte mjekët dhe infermierët tanë në spitalet Covid, falë edhe taksave të ulëta që kanë, do të çojnë në shtëpi me shumë se do të çonin në Gjermani.

650 milionë lekë janë vënë në dispozicion në rast se do të futen, më shumë njerëz në luftën kundër Covid. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë, të cilët janë të regjistruar  me emër dhe mbiemër. 1.2 miliardë të tjera për kapacitete laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinë përmes aleancën Covax”, u shpreh kryeministri.

Të fundit