Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria tërhiqet nga paketa anti-shpifje, Balla: Kemi rezolutë kundër dezinformimit

Qeveria tërhiqet nga paketa anti-shpifje, Balla: Kemi rezolutë

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga paketa anti-shpifje për mediat. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e konfirmoi për mediat.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të tetorit rozë në Fier, Balla pohoi se bdryshimet e propozuara në ligj janë tërhequr teksa argumentoi se në përputhje me dispozitat që ka PE, edhe Shqipëria ka një të tillë e cila pengon dezinformimin.

“E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh. Në kushtet që jemi, edhe në shumë vende ka rezoluta në PE kundër dezinformimin dhe ne kemi një rezolutë të tillë dhe në fakt kemi një rrezik të vazhdueshëm që sponsorizohet me rublat ruse. U tha qartë që Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë, duke favorizuar edhe mediat. Ky pushtet i katërt duhet të mos bjerë në financimet e paligjshme nga aktorët që minojnë demokracinë”, tha Balla.

Të fundit