Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria ul mesataren për disa degë, a preket mësuesia

Qeveria ul mesataren për disa degë, a preket mësuesia

Qeveria ka miratuar sot një vendim, që ka parashikuar uljen e mesatares së nevojshme për disa nga programet e studimit të ciklit bachelor.

Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

Kështu bëri me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se për t’u bërë mësues do të vazhdohet të kërkohet mesatarja 7.5.

“Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrjave miratuam një ndryshim në VKM, i cili përcakton notën mesatare që duan të vazhtojnë studimet e larta në universitete. Konkretisht të gjithë e dinë që me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5

Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër”, tha Kushi.

Të fundit