Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria vijon talljen me pensionistët, Gonxhja: Si shtresa më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli

Qeveria vijon talljen me pensionistët, Gonxhja: Si shtresa më e

Pas indeksimit të pensioneve me 4.1% ose një rritje me rreth 7 mijë lekë, qeveria mendon se është mjaftueshëm e denjë për t’i qëndruar pensionistëve “ballëlartë”.

Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët. Gonxhja madje u tha se “si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli”, duke justifikuar talljen që bënë me rritjen e pensioneve.

Megjithatë, përpos rritjes maksimale për qytetin me rreth 7 mijë lekë, në vlerësimin e Gonxhes, qeveria shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër, dhe pse indeksimi i fundit flet të kundërtën.

"Kjo qeveri shpenzon për pensionet për shumë se çdo gjë tjetër. Mbi 1/5 e buxhetit shkon për pensionet dhe me lekët që mbeten qeveria duhet të bëjë gjithçka tjetër, të shtrojë rrugë, të ndërtojë shkolla, spitale, të paguajë mësues, mjekë, policë, të përballojë emergjenca, ju e dini se sa halle ka shteti.

Si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Sot familjet kudo, lindin më pak fëmijë dhe jetëgjatësia rritet, dhe shyqyr që rritet, por që të na dalin llogaritë duhet që për një pension të kishim 2-3 të punësuar, ndërsa raporti që kemi sot është 1 me 1. Ndaj duhet të rrisnim fillimisht pagat.

Po punojmë fort, dhe jemi ballë lart sepse sot si kurrë më parë jemi në kushtet dhe me mundësitë për ta ndrequr, zgjidhur dhe për ta korrigjuar edhe situatën e pensioneve.

Po punojmë për përmirësimin e skemës së pensioneve, në disa drejtime, siç është barazia e pensioneve për profesone të njëjta, kapja e një niveli të denjë që të jetë të paktën në minimumin jetik për pensione më të ulta dhe për ato që janë më problematike, rritja e pensionit mesatar dhe ulja e diasntancës me pagën mesatare", u shpreh Gonxhja.

Të fundit