Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria zgjat me 3 muaj kompensimin për transportin urban

Qeveria zgjat me 3 muaj kompensimin për transportin urban

Qeveria ka vendosur të zgjasë me tre mua kompensimin për për shoqëritë e linjës së transportit qytetas dhe ndërqytetas.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se paketa antikrizë e miratuar për transportin rrugor nuk do të ndikojë në buxhetin e shtetit.

“Mbledhja e qeverisë, 5 pika disa prej të cilave kanë të behën me aktet e shpronësimeve, si rruga e Arbrit apo projekti i Qafë Plloçës.

Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave  të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas.

Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke patur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë”, tha Balluku.

 

Të fundit