Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qindra qytetarë pritën Bashën në Korçë/ Rama: Lus Zotin që të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit

Qindra qytetarë pritën Bashën në Korçë/ Rama:

Ashtu si dje, edhe sot kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundër grumbullimeve të Bashës për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama ka postuar në rrjetet sociale, dy foto, një nga pritja e Bashës nga qindra qytetarë entuziast në Korçë dhe një tjetër nga procesi i vaksinimit në Tiranë. Rama shkruan se në Tiranë vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

Rama e cilëson djallëzi këmbënguljen, sipas tij, të Bashës në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve dhe lutet që ata njerëz mos përfundojnë në spitale për dy-tre javë.

Postimi i plotë:

"Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore", thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut )

Të fundit