Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetarët kundër tij përpara kryeministrisë, Rama në Turqi nënshkruan marrëveshje me Erdoganin

Qytetarët kundër tij përpara kryeministrisë, Rama në

Teksa opozita proteston përpara kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka nënshkruar disa marrëveshjeve me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në deklaratën e përbashkët për media nga Ankaraja, presidenti turk  kërkoi i Ramës goditjen e strukturave të organizatës FETO në Shqipëri, që financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

Njëjtë si ministri i tij i Jashtëm, Hakan Fidan, i cili më 29 janar nga Tirana kërkoi largimin e anëtarëve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri, edhe Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia.

Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë”, tha Erdogan.

Të fundit