Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetarët në protestë, Rama: Pakicë e çartur! S'kam pritur që ata të shajnë që unë të veproj

Qytetarët në protestë, Rama: Pakicë e çartur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mijëra qytetarë janë bashkuar dhe po protestojnë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Ndërsa i përgjigjet një komentuesi në Facebook, Rama e cilëson protestën një ‘pakicë të çartur’, ndërsa shkruan se sot do të kemi skenarët e përballimit të pasojave të luftës.

Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s'kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t'ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave!

Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s'do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!”, shkruan Rama.

Të fundit