Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetari i kërkon të mbrojë Kosovën/ Rama replikon me komentuesin dhe "thumbon" Kurtin: Thundra e frikës po e izolon

Qytetari i kërkon të mbrojë Kosovën/ Rama replikon me

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetar në rrjetet sociale. Ky i fundit i ka komentuar kryeministrit, duke i kërkuar që të mbrojë Kosovën nga "thundra kërcënuese serbe", siç e quan ai. Qytetari thotë Ramës se mbrojtja e Kosovës është detyra e tij.

Këtij komenti, kryeministri nuk ka nguruar t'i përgjigjet, duke "thumbuar" edhe kryeministrin Albin Kurti. Rama thotë se Kosova e ka fituar luftën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj dhe se tani duhet të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes.

Sipas tij, kjo "frikë" po e izolon Kosovën prej vitesh dhe se po humbet respektin ndërkombëtar që gëzonte vite më parë.

Kujtojmë që raportet Rama-Kurti janë acaruar pas takimit të fundit që u mbajt në Shkup në kuadër të "Ballkanit të Hapur". Kurti nuk mori pjesë dhe shprehu hapur se është kundër kësaj iniciative, të cilët e cilësoi afat shkurtër dhe kundër interesave të Kosvës.

Nga ana tjetër Rama e ka konisderuar këtë projekt me rëndësi për vendet e rajonit, duke vënë theksin se bashkëpunimi do të sjellë zhvillim dhe do të rrisë ekonominë. Ai nuk ka kursyer edhe "thumbat" ndaj udhëheqësve të Kosovës.

Qytetari i kërkon të mbrojë Kosovën/ Rama replikon me

Të fundit