Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: 100% ujë të pijshëm në 24 orë brenda mandatit të tretë

Rama: 100% ujë të pijshëm në 24 orë brenda mandatit
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për ujin dhe energjinë. Pas dy mandatesh qeverisje, Rama thotë se gjatë mandatit të tretë do të sigurojë 100% ujë i pijshëm dhe 24 orë.

Ai akuzoi qeverinë e mëparshme se e kishte kaluar në kolaps sistemin e ujësjellësit dhe se ndërmarrjet i kishin kthyer në fole punësimi partiak.

Sipas tij uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale.

"Ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak. E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit.

Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s'ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm, 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale", tha Rama.

Të fundit