Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rama-Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë", qeveria reagon për skandalin e publikuar nga mediat malazeze

"Rama-Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë", qeveria reagon

Një artikull i medias malazeze ‘Pobjeda’, denoncoi disa ditë më parë se qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kishin thyer embargon e vendosur ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.  

Teksa nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria, ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, është i parë që ka folur rreth skandalit të publikuar në mediat malazeze.

I pyetur nga gazetarët, gjatëshpalljes së vendimeve të qeverisë, Peleshi mohoi të ketë dijeni për çështjen dhe tha se duhet të provohet vërtetësia e informacionit.

“Nuk jam i njohur me këtë media dhe me këtë informacion. Së pari duhet të shohim se sa e vërtet është kjo media, sepse ka portale plotë që shkruajnë”, deklaroi Peleshi.

Sipas medias malazeze, kalimi i sasive me plehra kimikë u bë përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë, duke përfshirë të dyja vendet në shkeljen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

“Për muaj të tërë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse u transportuan me kamionë nga porti shqiptar i Durrësit, përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë, ndërsa kontigjente gruri u transportuan nga Serbia në Federatën Ruse në të njëjtën rrugë,sipas disa burimeve të Pobjeda-s nga sektori i sigurisë dhe Drejtoria e Doganave.

Në këtë mënyrë edhe Mali i Zi u përfshi në mënyrë indirekte në shkeljen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së 43-të të Dritan Abazoviçit, me të cilin Mali i Zi iu bashkua politikës së sanksioneve të rrepta kundër regjimit të Vladimir Putinit”, thuhet në artikullin e ‘Pobjeda’.

Të fundit