Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama aktivizon “mburojën” për qeverinë, dorëzon sot ndryshimet ligjore

Rama aktivizon “mburojën” për qeverinë, dorëzon

Ashtu siç e paralajmëroi, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të prezantojë edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synon që të mos lejojë më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministra, apo postet e tjera kushtetuese.

Manja, tha një ditë më parë në podcastin e tij, se ndryshimet do t’i prezantojë bashkë me kreun e grupit Taulant Balla, dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

PS synon të prekë nenin i cili nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut dhe do të shtojë Presidentin, Kryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Propozimi i Ramës për të ndërhyrë në ligj erdhi pasi Gjykata Kushtetuese me një vendim 4 me 4, rrëzoi kërkesën e tij dhe la në fuqi pezullimin nga nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Fill pas kësaj, kryeministri deklaroi se do të dorëzojë një nismë ligjore për t’iu bërë mburojë korrupsionit qeveritar.

Të fundit