
Flash News
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama: Ka flamur shqiptar, është e Behgjet Pacollit
Rama akuza Metës: Person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, lëviz ditën e natën për qëllime elektorale

Kanë vijuar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, i cili mëngjesin e sotëm tha se qeveria është e tmerruar nga angazhimi politik i Presidentit.
Në prononcimin për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, Rama tha se Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta.
Ai shtoi se Kreu i Shtetit po bën propagandë kundër qeverisë dhe se flet me një gjuhë rrugë. Rama e akuzoi sërish Metën se po bën fushatë elektorale.
“Unë nuk mendoj se ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është praktikisht nën cdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.
Një President që bën propagandë kundër qeverisë që flet me një gjuhë rrugë, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale që e ka vënë zyrën e rojtarit të kushtetutës në dispozicion të ndërmarrjes që e menaxhon e shoqja dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë që ta komentoj unë sepse të gjithë e shohin, e kuptojnë, e ndjejnë dhe të gjithë do ta dënojnë në 25 prill sepse është përtej cdo mundësie për ta justifikuar”, tha Rama.
Ditari politik





Të fundit

Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24






Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë taksapaguesve 138 milionë euro
5 Mars 2021, 19:03




Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën
5 Mars 2021, 18:19

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit
5 Mars 2021, 18:12

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda
5 Mars 2021, 17:47



Rikthehen "Rebelde", dy këngët e para të koncertit virtual
5 Mars 2021, 16:56

