Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama akuza Prokurorisë së Tiranës: Zullum i madh që s’prek të mëdhenjtë, prokurorët bëjnë pazare

Rama akuza Prokurorisë së Tiranës: Zullum i madh që

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar disa sulme Prokurorisë së Tiranës. Nga Bulqiza, Rama deklaroi se Prokuroria e Tiranës është një zullum i madh i një sistemi që nuk është reformuar ende.

Kryeministri u shpreh se të dhënat dhe provat mbi evazionet fiskale nuk preken nga Prokuroria për t’u shqyrtuar, duke theksuar se është rritur pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë.

“Ose s’kanë faj sepse janë në Prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Prokuroria nuk i prek me dorë dhe i tregojnë njerëzve lajmet në televizor. Ndërkohë që duhet të shkojnë në Prokurori dhe të përgjigjen për miliona që ja u kanë marrë shqiptarëve sepse nuk i kanë paguar taksat që duhet të paguanin. Dhe ne kemi bërë punën tonë, shteti ka bërë punën e vetë, i ka çuar në Prokurori, Prokuroria nuk i prek. Siç Prokuroria nuk prek të gjithë këta të mëdhenjtë, qofshin këta të ekraneve, qofshin të tjerë që s’kanë ekran por që e kanë babëzinë të madhe. I çon atje shteti, tatimet, doganat, dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë, që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë. Se SPAK-u është tjetër gjë. Prokuroria e Rrethit Tiranë është një zullum i madh i një sistemi që akoma nuk është reformuar si duhet”, deklaroi Rama.

Të fundit