Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Amerikën më shumë e duam ne sesa ambasadorët e saj

Rama: Amerikën më shumë e duam ne sesa ambasadorët e saj

Kryeministri Edi Rama foli për raportin Shqipëri-SHBA në aktivitetin e organizuar me rastin e 100 vjetorit e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Rama tha se në Shqipëri nuk ka një forcë anti-amerikane, teksa shtoi se “ne Amerikën më shumë se ambasadorët amerikanë”.

Kryeminsitri u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite.

“Është nder e privilegj që kemi arritur kemi një marrëveshje. Kemi marrë një lajm nga Uashingtoni për propozim për thellim të marrëdhënies strategjike me SHBA.

Shqipëria është baza politike e Shteteve të Bashkuara në rajon është epiqendra është fiks gjëja që Enver Hoxha luftoi 50 vjet që mos të ndodhte dhe shkoi ndodhi në ekstremin e asaj që ai donte të bënte. Falë kësaj marrëdhënieve ne do ta ndryshojmë rajonin”, tha Rama.

Të fundit