Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Asnjë marrëdhënie me Serbinë pa u liruar 3 policët

Rama: Asnjë marrëdhënie me Serbinë pa u liruar 3

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se marrëdhëniet me Serbinë nuk do të jenë njësoj, deri sa të lirohen 3 policët e marrë peng në Veri të Kosovës disa ditë më parë.

Në një daje për mediat, Rama sqaroi se nuk do të ketë ndalime të tregtisë apo kufizime të tilla, por komunikimi s’do të jetë i njëjtë.

Fakti që tre policë në këtë rast janë shqiptarë të Kosovës, port ë njëjtin qëndrim do të mbaja edhe nëse tre polic serb do të mbaheshin peng nga një shtet pa bërë asnjë krim, kjo ndikon në marrëdhënie tona dhe kjo tregon se Serbia duhet që të angazhohet më seriozisht në marrëdhënie me ne.

Nuk është vetëm fakti që janë policë shqiptarë, por janë tre njerëz që mbahen peng nga një shtet dhe mbulohet me faktin u arrestua ky dhe ai, nuk ka lidhje edhe sikur të jenë të vërteta arrestimet që bëhen nga forcat legjitime në Kosovë, një shtet demokratik nuk reagon në një mënyrë të tillë. Pretendimet që Serbia ka për arrestimet në Kosovë ka ku i adreson, ti adresojë te organizmat që janë atje për të sqaruar dhe monitoruar situatën, kjo është rruga e një shteti demokratik.

Jemi shumë aktiv për lirimin e tyre në shumë kanale dhe as nuk diskutohet se për sa kohë ato njerëz janë atje marrëdhënie tona Me Serbinë sot janë vetëm për këtë çështje dhe uroj që lirimi i tyre të ndodhë sa më parë, çdo ditë është e dëmshme, jo vetëm për marrëdhënie tona, por është e dëmshme për Serbinë, rajonin dhe nuk ka asnjë lloj përfitimi duke mbajtur në burg tre policë për shkelje kufiri. Serbia nuk e njeh atë kufi, apo tani po e njeh shtetin e Kosovës kjo është një lajthitje shtetërore dhe nuk bëhet fjalë për asnjë marrëdhënie tjetër në këtë drejtim është pasojë e një fakti.

Pa lirimin e tre policëve nuk do të bëhet asnjë hap tjetër, unë nuk jam i ëmbël me Albinin por në këtë pikë jam dakord me Albinin dhe pa u liruar ato të tre nuk do të bëj asgjë. Nuk është rasti se ato njerëz kanë bërë krime, siç është rasti i arrestimeve në Kosovë, por janë tre policë që e kanë kaluar një vijë të pa qartë”, tha Rama.  

 

Të fundit