Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “avokat” i patronazhistëve: I merrni të keqen, janë më të fortë se kurrë!

Rama “avokat” i patronazhistëve: I merrni të keqen,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke u hedhur në mbrojtje të patronazhistëve, duke i cilësuar si “më të fortë se kurrë” dhe të angazhuar për zgjedhjet e 11 majit.

Në një dalje në rubrikën e tij të zakonshme në Facebook, “Sy m’Sy”, ai deklaroi se patronazhistët janë një armatë e pathyeshme dhe pjesë e rëndësishme e strategjisë së tij politike.

“Patronazhistët janë më të mobilizuar se askush tjetër dhe janë të angazhuar që në 11 maj t’i japin emrit të tyre një kuptim drithërues për kundërshtarët,” tha Rama, duke përçuar një mesazh qetësues për ata që ndihen të përndjekur nga kontrolli i “ushtarëve” të tij elektoralë.

"Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet. Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve, janë më të mobilizuar dhe të vendosur. Kam besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes.

Patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe. Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë jetër, ndërsa të tjerët nuk e dinë se çfarë janë ata. Këneta nuk është fjalë fyese, është fakt, realitet, dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike, që shfaqet në formën e një uji të ndenjur, ku ma ha mendja që i bien dhe pak në qafë atyre speciave, në krahasim me speciet e kënetës sonë, kryejnë ca funksione. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë," tha Rama.

Të fundit