Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë: Puna duhet të vijojë, s’ka kohë për gjumë!

Rama bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë: Puna duhet

Pas Gjirokastrës, kryeministri Rama ka ndaluar në qytetin e Sarandës për të zhvilluar një takim me disa banorë të qytetit bregdetar lidhur me investimet që janë bërë.

Sërish, njëjtë si në Gjirokastër, Rama i cilëson këto investime që po bëhen, njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë, ndërsa shtoi se puna po vijon dhe nuk ka kohë për gjumë.

“Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për të folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua të them sa shumë kemi bërë për Sarandën, por ta fillojmë aty tek ato gjëra që nuk kemi bërë. Do ju thosha që të parafytyroni, pamjen e kantierit sot në Thumanë, në Fushë-Krujë apo kudo tjetër në perimetrin e zonës së prekur nga tërmeti, ku pamja është krejt e ndryshme nga dita e nesërme e tërmetit i cili ishte një moment tragjik. Janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemin nëntokësor, janë hapur themelat e ndërtesave, por nuk janë ende banesa për të jetuar. Kështu janë të gjitha aspektet e tjera në arsim dhe në shëndetësi.

Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë", tha Rama.

Të fundit