Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama batuta me Ahmetajn: Rakia qenka shume e mirë, merre gotën me vete

Rama batuta me Ahmetajn: Rakia qenka shume e mirë, merre gotën me vete
Kryeministri Edi Rama në Manzë

Kryeministri Edi Rama ishte Manzë, Durrës për të  inspektuar procesin e rindërtimit. Ai ka shkuar edhe në një familje, të cilës i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë.

Rama sërish nuk i ka kursyer batutat me pjestarët e kësaj familjeje dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

Teksa kryefamiljari i ka nxjerrë raki, Rama i tha Ahmetajt se rakia ishte e mirë dhe ta merrte me vete gotën. Kryeministri i ka thënë me shaka kryefamiljarit që këshillat e tij për të respektuar gratë kanë nisur të zbatohen.

Bashkëbisedimi:

Banori: Kjo rakia është shumë e veçantë

Rama: Më pëlqen që gruaja u ul dhe ti shërben

Banori: E nxora vetë

Rama: Paskam ndikuar unë, këtu gabove se duhet t’ja kishe dhënë të parës gotën

Banori: Është nga Tepelena nuk e pi

Rama:Tani hidhi dhe këtij

Banori: Shef i mirë ky

Rama: E merr me vete ai se është Gjirokastrit, po ky apo nuk quhet.

Banori: Unë jam nga Përmeti por vetëm e bëj rakinë, për ta pirë nuk e pi

Rama: Një gëzuar do e bësh ti, rakia qenka shumë e mirë.

Ahmetaj: Si e paske rakinë vërtet mo.

Rama: Merre gotën me vete.

Bashkëbisedimi pas minutës 3.20

 

 

 

 

Të fundit