Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama batuta me biznesmenin nga Tepelena: Ju jeni mishngrënës të lindur. Kush ka vizion këtu fiton më shumë se jashtë shtetit

Rama batuta me biznesmenin nga Tepelena: Ju jeni mishngrënës të

Kryeministri Edi Rama ishte sot në tre fabrika të reja në zonën e Vorës dhe Kasharit, ku pa nga afër punën e tyre. Shefi i qeverisë nuk i ka kursyer baturat me një prej sipërmarrësve.

Teksa po flisnin për tregëtimin e mishit, Rama i tha sipërmarrësit nga Tepela se njerëzit nga ajo zonë janë mishngrënës të lindur.

Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme

Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.

Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin.

Gjithashtu shtoi se kush dëshiron të investojë mund të zhvillohet dhe fitojë shumë mirë në Shqipëri.

Sipas kryeministrit kush ka vizion dhe ambicie nuk ka nevojë të iki jashtë shtetit, pasi ka më shumë fitime këtu.

"Është e rëndësishme që përmes këtyre  jepen shembuj që kush ka vizion,  ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.

Të fundit