Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bëhet edhe ‘gazetar’, prezanton podkastin e tij: Ftesë edhe për kundërshtarët e mi

Rama bëhet edhe ‘gazetar’, prezanton podkastin e tij:

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të vijë si “gazetar” me një podcast të cilin e ka quajtur “Flasim”.

Rama ka ndarë një videoi në Facebook, ku thotë se podkasti synon të zhvillojë intervista dhe komunikime me njerëz nga fusha të ndryshme, ku mes tyre kryeministrit fton edhe kundërshtarët e tij politik.

“Flasim. Është një ekspericenë e re për mua dhe ju. Flasim është podkasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj, me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësore apo jo ndaj meje. Por edhe protagonist të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën”, thotë Rama.

Të fundit