Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën parashikimin: Kjo vajzë do drejtojë PS kur të mos jem më; Majko habitet, Ruçi vë duart në kokë

Rama bën parashikimin: Kjo vajzë do drejtojë PS kur të mos

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar të vetët sot në Kongresin e PS, duke ua bërë të ditur se kush do të jetë pasuesja e tij një ditë duke drejtuar Partinë Socialiste. 

Pasi dëgjoi fjalimin hapës të Kongresit nga një studente ekselente, Rama u shpreh se e ndoqi i impresionuar fjalimin e saj, dhe për këtë ai parashikon se e reja një ditë do të udhqëheqë PS.

Rama bën parashikimin: Kjo vajzë do drejtojë PS kur të mos

"E dashur Helena, e ndoqa më vëmendje fjalimin tënd dhe u surprizova sepse si hera e parë përballë një audeince kaq të madhe bërë vetëm një lapsus, paga mininale 900 euro, është 400 euro.

Bëj parashikimeve të rezultatit të zgjedhjeve që zakonisht më dalin, por për jetën e dikujt po ja lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë mbase kur unë të mos jem më dëshmitar i kësaj bote, ti Helena një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë , udhëheqëse e PS. Me këtë sapo ta kam hapur një problem, sepse hyre e panjohur, kur të dalësh do kesh shumë sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi", u shpreh Rama. 

Ajo që vlen për të mos e humbur është reagimi i Pandeli Majkos, i cili nuk e fshehu habinë me parashikimin e Ramës, ndërsa ish kreu i kuvendit dhe ish deputeti i PS, Gramoz Ruçi vë duart në kokë. 

Rama bën parashikimin: Kjo vajzë do drejtojë PS kur të mosRama bën parashikimin: Kjo vajzë do drejtojë PS kur të mos

 

Të fundit