Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Rama bën “tipin” në Budapest: Jam më i gjati, por përfaqësoj një vend të vogël
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet në SHBA gjatë një deklarate për gazetarët në Budapest, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian.
“Jam më i gjati mes gjithë këtyre, por përfaqësoj një vend të vogël”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se: “S’më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA”.
Megjithatë, Rama theksoi se zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra dhe për ta parë botën paksa ndryshe.
Edi Rama: Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël. S’më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA. Në fund të fundit të fundit, besoj se Gjermania, SHBA-të, të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për të kapërcyer të tilla situata. Kjo do të ndihmojë gjermanët të bëjnë më shumë dhe të kuptojnë se kanë një vend të madh.
Besoj se ajo çfarë është thënë dhe diskutuar përpara zgjedhjeve europiane shkoj shumë larg, ajo që ndodhi në zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra, për ta parë botën paksa ndryshe, për ta parë Europën paksa ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji dhe më pak rregullime, ndoshta është mundësi për të vendosur në lëvizje gjërat.
SHBA-të janë SHBA, dhe në fund të fundit mendoj se SHBA-të janë të të forta se çdo kush që është në Shtëpinë e Bardhë nga njëra anë dhe nga ana tjetër ajo që ndodhi në SHBA mund të jetë një gjë shumë e mirë për Europën.