Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama braktis Veliajn, ultimatum të fortë socialistëve: Lini mandatin, pastaj bëni avokati banale

Rama braktis Veliajn, ultimatum të fortë socialistëve: Lini

Pas avokatisë publike që ka bërë për Erion Veliajn, kryeministri Edi Rama ka vendosur të braktisë kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në qeli pas akuzave për korrupsion e fshehje pasurie.

Në një mesazh dërguar në Ëhatsapp deputetëve, Rama është shprehur kritik me socialistët sa i përket çështjes Veliaj. Ky mesazh i Ramës vjen pas një interviste të Etjen Xhafajt.

Rama ka kërkuar që asnjë deputet nuk mund të flasë si në kafene apo të bëjë një avokati banale.

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Kryesocialisti i ka dhënë ultimatum socialistëve që kushdo i cili dëshiron të mbrojë Veliajn, të lerë mandatin dhe më pas le të thonë ç’të duan.

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”, vijon Rama.

Të fundit