Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama çel punimet e Samitit: Pjesëmarrja juaj është shenjë e qartë për të marrë autorësi rajonale

Rama çel punimet e Samitit: Pjesëmarrja juaj është
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka hapur punimet për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ai i ka falenderuar pjesmarrësit, ndërsa ka theksuar se takimi i sotëm është shenjë e qartë e vullnetit për të marrë autorësi rajonale për zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve, si dhe të tregut të përbashkët rajonal.

Rama falenderoi Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi që e promovoi këtë plan, duke e cilësuar instrument kyç për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomik në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona”, tha Rama.

Të fundit