Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama darkë fundviti me trupin diplomatik, i vetmi ambasador që nuk i shkoi

Rama darkë fundviti me trupin diplomatik, i vetmi ambasador që nuk i

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ajo që ra në sy ishte karrigia bosh e ambasadorit rus Alexey A. Zaitsev. Rama komentoi mungesën e ambasadorit rus, ku u shpreh se kjo nuk ishte zgjedhja e Shqipërisë, por e vendit të tij.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria mbetet krah Ukrainës ndërsa uroi që viti i ri të sjellë paqe.

Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës.

Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj!

Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve.”, u shpreh Rama. 

Kujtojmë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë thirri pak ditë më parë ambasadorin rus në Tiranë, Alexey A. Zaitsev pas sulmit raketor që dëmtoi ambasadën shqiptare në Kiev.

Diplomati rus ka qëndruar për disa minuta në ambientet e MEPJ-së, ku është njohur me protestën e qeverisë shqiptare mbi ngjarjen e ndodhur në kryeqytetin e Ukrainës, pasi një sulm raketor rus në Kiev dëmtoi një sërë ambasadash të huaja të premten e 20 dhjetorit, përfshirë edhe atë të Shqiperise. 

Të fundit