Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama debat me deputetin: Sqaroji mirë ata banorë, mos të më çojnë SMS dhe të besojnë Lulin që u tregon përralla

Rama debat me deputetin: Sqaroji mirë ata banorë, mos të më

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin Vullnet Sinaj, teksa ka inspektuar punimet në rrugën e Lumit të Vlorës.

Rama iu kthye deputetit Sinaj, pasi ky i fundit i tha se duhen kënaqur me këtë projekt edhe banorët e Peshkëpisë me Selicën.

“Ata andej sqaroji mirë e mos më bëjnë mua mesazhe ata se nëse ka komunitet që s’ka fare gojë të venë në diskutim se unë cfarë e them, e bëj. Në  gjithë bashkinë Vlorë s’kanë gojë të flasë njeri jo na thatë, jo s’na thatë.

Rialokimi i fondit ka qenë për arsye të logjikës së buxhetit kur ne nuk ishim në fazën për ta filluar, pot kjo s’do të thotë që ne s’do e bëjmë atë.

Ndaj, sqaroja mirë dhe është skandal që tani të besojnë Leskon me Lulin, vete Lesko me Lulin e u tregon përralla e i besojnë ata, po ca janë ata? S’janë vetëm për të këndojnë këngët e historisë. Ky është muhabet kot tani.

Ata, këta ata, ato, andej -këndej s’e kishin parë ndonjëherë që do ndodhte kjo gjë, kush do e bëri? Të shikojnë e të presin.

Ma ka thënë bukur dikush diçka dhe nuk e harroj:  Ka një arsye pse emri Durim nuk eksiton në gjithë zonën e Labërisë. Ke dëgjuar durim nga Vlora? Nuk ka. Vetëm këtu u vihen emrat njerëzve tërmet, ke parë emër tërmet ti? Ja urdhëro, këtu i vënë, Durim jo s’ka”, tha Rama.

Ai kujtoi edhe kohën kur kishte bërë për herë të parë këtë rrugë, para të niste projekti  kishte patur dhimbje mesi për tri ditë.

“Më kujtohet kur kemi ardhur herën e parë këtu kam pas ë tre ditë bllokim nga mesi. Atëherë e bëmë për dy orë”, tha Rama.

Të fundit