Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama dhe Tom Doshi të ndarë më 14 maj, dalin me lista të ndryshme në Shkodër

Rama dhe Tom Doshi të ndarë më 14 maj, dalin me lista të

Partia Socialiste dhe Partia Socialidemokrate do të dalin me lista të ndara në Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas Euronews Albania, në listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë të PS janë 52 emra, ndërsa në listës e PSD janë 37 emra. Tom Doshi ka preferuar të qëndrojë i ndarë nga Rama.

Në kampin rozë ka pasur disa dorëheqje në prag nisjes së fushatës zgjedhore.

I pari që njoftoi dorëheqjen ishte Oal Tushaj, kreu i PS në Rubik. Tushaj hodhi akuza ndaj Ndrec Dedës, i cili rikandidon në Bashkinë e Mirditës. Sipas Tushajt, Deda e zhvillonte fushatën me njerëz me precedent penal.

E dyta, ishte Tereze Brigja, anëtare e Këshillit Bashkiak aktual në Shkodër. Brigja njoftoi largimin nga PS duke u shprehur se po drejton injoranca dhe mediokriteti.

Të fundit