Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do vaksinojmë 30 mijë persona në ditë; Manastirliu: Dozat po jepen edhe në shtëpi

Rama: Do vaksinojmë 30 mijë persona në ditë; Manastirliu:
Rama dhe Manastirliu në Laç

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Laç, ku panë nga afër ecurinë e procesit të vaksinimit të të moshuarëve.

Rama tha se tashmë që dozat janë, do të rritet edhe numri i vaksinimeve ditore. Ai shtoi se mund të arrihet të imunizohen 30 mijë persona në ditë.

“Tani që kem i siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje jemi vetëm në fillim dhe mund të shkojmë lirshëm 30 mijë në ditë”, u shpreh Rama.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit po bëhet edhe në shtëpi për personat që nuk janë në gjendje të shkojnë në qendrat e vaksinimit. Ajo shtoi se në dy ditët e fundit janë bërë mbi 30 mijë vaksinime, ndërsa në total rreth 100 mijë.

“Në gjithë vendin, vetëm në dy ditët e parë janë kryer mbi 30 mijë vaksinime. Në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në 100 mijë vaksine. Ajo që është e rëndësishme është që po vaksinojmë në fshat e qytet dhe kudo. Po vaksinojmë edhe në shtëpi për personat e pamundur”, u shpreh ministrja.

Të fundit