Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas kanabisit mjekësor, Rama hedh idenë e legalizimit për përdorim personal: Do pyesim shqiptarët

Pas kanabisit mjekësor, Rama hedh idenë e legalizimit për

Kryeministri Edi Rama hodhi sot idenë për të legalizuar kanabisin edhe për përdorim personal. Deklarata e Ramës u bë gjatë konferencës për shtyp.

Kryeministri tha se sikurse shqiptarët u pyetën në Këshillimin Kombëtar për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, ashtu do të pyeten nëse duan apo jo të legalizohet kanabisi për përdorim personal.

Teksa iu referua qëndrimit të tij lidhur me këtë çështje, kryeministri tha se në këtë pikë është i dyzuar, nëse duhet ose jo.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Të fundit