Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do të ndërpres marrëdhënien me PD, nëse zgjidhet Berisha. Reagon ish-kryeministri

Rama: Do të ndërpres marrëdhënien me PD, nëse zgjidhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se  maxhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të zgjidhet Sali Berisha.

“Ne do të ta bëjmë përpjekjen tonë, por duhet të keni të qarta dy gjëra. E para Saliu për ne është i vdekur, kuptohet politikisht dhe institucionalisht. Biologjikisht i uroj jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë ne mos na përzieni. Nëse ju drejtoheni nga një i vdekur ne me Partinë Demokratike do të ndërpresim çdo marrëdhënie”, tha Rama.

Berisha reagoi mbi këtë deklararatë të Ramës. I pyetur nga gazetarët, ai tha “Sa i përket bashkëpunimit më nderon se qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt”.

 

Të fundit