Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do të vendosim taksën e jashtëzakonshme për tre prodhues të mëdhenj të energjisë

Rama: Do të vendosim taksën e jashtëzakonshme për tre

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të vendoset taksë e jashtëzakonshme për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.

Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europiann Ursula Von Der Leyen në Tiranë, Rama tha se paratë që do të mblidhen do të shkojnë për të ndihmuar njerëzit që kanë më shumë nevojë.

“Ne sigurisht nuk na mjaftojnë ato 80 milionë, por janë një ndihmë e rëndësishme. Do të vendosim taksën e jashtëzakonshme mbi tre prodhues të mëdhenj të energjisë. Nuk është taksë për të gjithë HEC por për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Nuk është se kemi gjë kundër tyre por ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse sepse ashtu u ra fati. Me paratë e taksës ë jashtëzakonshme do të mbështesim ata që kanë nevojë”, u shpreh Rama.

Të fundit