Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Gjatë vizitës së tij sot në Kosovë, kryeministri Rama ka bërë premtimin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore.

Rama ka kërkuar që edhe qeveria e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë.

"Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri,"- tha Rama.

"Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Kosovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë,"- shtoi kryeministri shqiptar më tej.

Të fundit