Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do vijë një sasi e konsiderushme vaksinash; Bino për skeptikët e AstraZencës: Edhe unë kam pasur probleme pas Pfizerit

Rama: Do vijë një sasi e konsiderushme vaksinash; Bino për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku pa nga afër ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesëve. Rama bëri me dije se shumë shpejt në vendin tonë do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme vaksinash.

Pasi ato të vijnë, Rama tha se do të nisë vaksinimi i personave mbi 60-vjeç dhe më pas i atyre nën këtë moshë.

“E rëndësishme është që të rrisim intensitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për t’u shtrirë shume fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë”, tha Rama.

Deri më tani në të gjithë vendin janë 4300 mësues. Shefja e deparatamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino iu kërkoi mësuesëve të mos shqetësohen për efektet anësore të vaksinës, duke sjellë edhe shembullin e saj.

“Do kesh pak temperaturë. Edhe unë kam pasur problem pas Pfizerit. Nuk ka asnjë problem. Nuk kemi parë asnjë problem në vendin tonë”, deklaroi Bino.

Lidhur me këtë, Rama u shpreh se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim pasi bëhet fjalë për një seri tjetër dhe jo atë që ka mbërritur në Shqipëri.

“Duhet me u ruajtur edhe pas vaksinës sepse je i infektueshëm deri pas dy javësh. Mos kini asnjë shqetësim. Me sa ne po shohim edhe vendet që e pezulluan, me shumë gjasë do e fillojnë prapë. Bëhet fjalë për një seri tjetër jo atë që kemi marrë ne. Kanë dalë të dhëna për kartat e parandalimit të rritjes së popullsisë. Ka dalë të dhëna për rastet e rralla”, tha Rama.

Të fundit