Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Duam të sjellim garën e 'Formula 1' në Shqipëri

Rama: Duam të sjellim garën e 'Formula 1' në

Kryeministri Edi Rama premton se në të ardhmen do të sjellë në Shqipëri garën e Formula 1.

Duke folur në edicionin e parë të panairit të makinave "Automative Fair" në Shqipëri, Rama tha se do të vijojë puna për autoparkun e Elbasanit që në të ardhmen të realizohet gara e Formula 1 në vendin tonë.

Do të vijojmë punën për autoparkun e Elbasanit, një sipërfaqe më të madhe se ajo ku zhvillohet panairi dhe shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme na frymëzon dhe na jep besim që të shkojmë përpara.

Askujt nuk ia kishte prerë mendja se do të kishim një finale europiane në futboll dhe e patëm. Nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr tjetër si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri deri te Formula 1 në një postë që do të ketë të gjitha karakteristikat sepse është bërë në bashkëpunim të ngushtë me FIA, federata e cila mbulon Formula 1”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit