Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dy fjalë nga Rama për ata që zbatuan me përpikëri masat anti-Covid, por që qeveria fali shkelësit

Dy fjalë nga Rama për ata që zbatuan me përpikëri masat

Kryeministri Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën online “Deputeti që duam”. Gjatë konferencës për shtyp, i pyetur se çfarë mund t’ju thoshte atyre qytetarëve që ndoqën me përpikmëri rregullat, por që qeveria më pas iu fali gjobat shkelësve, Rama u shpreh se:

Së pari, kjo jetë është zgjedhje dhe kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat nuk e bëjmë se do të përfundojmë keq. Unë personalisht nuk i respektoj rregullat sepse kam dëshirë që ti shkel, por se më kapin i respektoj.

Dhe në këtë rast kështu është. Kush i respekton rregullat mbron veten, mbron familjen e tij dhe jep një ndihmes të mashë në gjithë këtë.

Atyre që respekojnë rregullat nuk kanë nevojë ti ngushëllojmë. Kjo vlen për të gjithë.

Nesë dikush vendos të rris cilësinë e jetës së tij bazuar në disa parime dhe fqinji i tij pasurohet në kurriz të të tjerëve, këto janë zgjedhje.

Natyrisht ka gjithmonë një kohë për shpagim. Por kjo me të cilën po përballemi sot është një betejë jashtëzakonisht e komplikuar, është një luftë. Është luftë e gjatë e vështirë, është një luftë nervash që duhet ta bëjmë.”

Ndërkohë, referuar pritshëmrive në ditën e parë nga miratimi i Aktit Normativ për vënien me detyrim të maskave, Rama tha se sjellja e shqiptarëve ka qenë mjaftë pozitive.

“Sjellja dërruese e shqiptarëve është mjaftë pozitive. E kam vënë re edhe unë personalisht. Mbajtja e maskave është 99% , me një sy të parë. Ndërkohë që gjobat që janë vënë janë për të dhënë një mesazh tjetër. Këtu nuk është çështja e frikës apo që ne të fusim duart në arkën e familjeve për të marrë lekë, këtu çështja është që duhet të gjithë të kontribojmë. Ata të cilët s’kishin paguar ende gjobat, ata të cilët kishin ende makinat e bllokuara, meritonin një mirëkuptim.

Për mua në Shqipëri gjobat janë shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, ato duhet të ishin më të larta. Kjo sepse gjoba nuk është një taksë që e paguan gjithmonë, por një detyrim nëse ti shkel ligjin.

Pavarësisht pastaj se ne kemi zgjedhur të tregohemi tolerantë. Ju thash iu kishte mbetur makina në parkimin e policisë, dhe jam i sigurt që tani se ata që iu falën gjobat nuk do ta bëjnë më herë tjetër atë gabim. Dhe unë këtë e kam vënë re në mesazhet e tyre. Kam pa fund mesazhe që nuk justifikohen sikurse bëjnë shqiptarët kur e kanë gabim, por e pranojnë dhe thonë që kisha një hall, kisha një urgjencë prandaj u detyrova, etj. etj.

Duhet kuptuar vështirësia e njerëzve”, deklaroi kryeministri Rama.

Të fundit