Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e largoi nga ‘Mbrojtja’, Pirro Vengu e quan tranzicion

Rama e largoi nga ‘Mbrojtja’, Pirro Vengu e quan tranzicion

Një ditë më parë, Rama firmosi disa ndryshime në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar nga posti emra të njohur, siç ishte Elisa Spiropali. Në mesin e të shkarkuarve, ishte edhe Pirro Vengu, të cilit Rama i mori Ministrinë e Mbrojtjes.

Në një reagim të bërë, Vengu ka zgjedhur të shmangë çështjen e shkarkimit, duke e cilësuar vetëm një “moment tranzitimi”.

“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike.

Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore. Është një bindje e krijuar në të gjithë këtë periudhë që kam pasur privilegjin të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes se mbrojtja nuk është një luks. Shtetet serioze investojnë në kohën e duhur dhe jo kur është vonë”, tha Vengu.

Të fundit