Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: E pamundur të pastrohen para te kullat në Tiranë, janë të gjitha transaksione bankare

Rama: E pamundur të pastrohen para te kullat në Tiranë, janë

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se është e pamundur të pastrohen para përmes kullave që janë ngritur në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama tha se kjo ndodh për shkak se të gjitha veprimet financiare bëhen me transaksione bankare.

“Pikërisht te kullat nuk pastrohen para. Është e pamundur të pastrohen para te kullat, sepse janë të gjitha transaksione bankare. Të gjitha kullat e Tiranës kanë njerëz me emër dhe mbiemër që janë realizuesit e  tyre. Janë njerëz të sipërmarrjes që hyjnë te taksapaguesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Të gjitha kullat e Tiranës bëhen në toka private”- tha kreu i qeverisë.

Rama ndër të tjera nënvizoi: “Të gjitha kullat janë në lupë. Çdo transaksion që bëhet shkon nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parasë”.

 

Të fundit