Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e pranon: Ka korrupsion në garat për fonde e tendera

Rama e pranon: Ka korrupsion në garat për fonde e tendera

Kreu i qeverisë, i cili flet me bujë se sot Shqipëria ka shënuar rezultat në luftën kundër korrupsionit, ka pranuar sot se fondet dhe tenderat po fitohen përmes korrupsionit.

Teksa foli nga takimi me disa njësi të Asamblesë Socialiste, Rama u shpreh se po, fondet dhe tenderat janë më të prekura nga korrupsioni, pasi sipas tij bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë.

Rama: Sot flitet më shumë për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara sesa të kapërcejë këtë fazë. E para rritet perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe. Dhe kjo është ajo që po ndodh sot.

Nëse ka korrupsion, ku ka? Ka në garat për fondet, tenderat. Kjo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Sot, BE, përmes strukturës së vetë që merret me analizën faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik. Nuk kemi qenë në këtë pozicion. Kemi qenë ibret, sot jemi të parët.

Të fundit