Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e shkarkoi dhe e zëvendësoi me Ballën, reagon Çuçi

Rama e shkarkoi dhe e zëvendësoi me Ballën, reagon


Bledi Çuçi ka reaguar pas shkarkimit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një reagim në Facebook, Çuçi falënderon Ramën për besimin dhe mbështetjen. Ish-ministri nuk thotë asnjë fjalë për ngjarjen në Borizanë, teksa shprehet se e ka ushtruar detyrën e tij me integritet.

Çuçi: Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.

Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

Të fundit