Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në Qeveri, Rama emëron zv.ministre dy kandidatet që nuk fituan mandatin e deputetes

Ndryshime në Qeveri, Rama emëron zv.ministre dy kandidatet që nuk

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në kabinetin qeveritar, disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

Bora Muzhaqi është emëruar si zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Dallandyshe Bici është emëruar zëvendësministre e Mbrojtjes. Vendimet janë miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe janë botuar në fletoren zyrtare. Muzhaqi do zerë vendin e Aspasjana Kongo, e cila është liruar ditën e sotme nga detyra si zv.ministre e Arsimit.

Si Muzhaqi dhe Bici ishin të dyja kandaditate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilët nuk u shpallën fituese. Dallëndyshe Bici ishte e renditur e 22-ta në listë dhe mori 4972 vota preferenciale, ndërsa Bora Muzhaqi renditej e 31-ta dhe arriti të merrte 1067 vota preferenciale.

Ndryshime në Qeveri, Rama emëron zv.ministre dy kandidatet që nukNdryshime në Qeveri, Rama emëron zv.ministre dy kandidatet që nuk

Të fundit