Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama është takuar në Athinë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, çfarë u diskutua

Rama është takuar në Athinë me Princin e Kurorës

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Athinë për të takuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. Ky i fundit ndodhet për një vizitë në Greqi.

Ka qenë ministria e Jashtme saudite, që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se çfarë u diskutua në takimin mes dy liderëve.

Ministria saudite thotë se gjatë takimit të së mërkurës palët diskutuan rreth bashkëpunimit në fusha të ndryshme, për rritjen e investimeve dhe koordinimin dypalësh rajonal e ndërkombëtar mbi çështje me interes të përbashkët.

Gjithashtu thuhet se folën për Fondin Publik të Investimeve, që parashikon eksplorimin e shanseve për të investuar në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë.

Ndërkohë qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim për takimin e zhvilluar dje. Gjasat janë që takimi të jetë fokusuar edhe te ndërtimi i Portit të Durrësit, i cili do të ndërtohet në bazë të një marrëveshjeje me Princin e Kurorës.

Të fundit