Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'falenderon' Putin: Falë tij, BE kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Rama 'falenderon' Putin: Falë tij, BE kuptoi

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 – Bisedë me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor” në Pragë. 

Teksa thekoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Rama nuk ngurroi edhe të falenderojë presidentin rus Vladimir Putin, sepse sipas tij " falë tij Bashkimi Europian kuptoi sa e rëndësishmë ishtë ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor". 

"Duhet të falenderoj Vladimir Putin, sepse falë tij Bashkimi Europian kuptoi sa e rëndësishmë ishtë ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor. Është diçka fatkeqe që na duhej Vladimir për ta bërë të qartë këtë gjë.

Sa i përket Bashkimit Europian kishte shumë në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë.

BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”, tha Rama. 

 

Të fundit