Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij

Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë

Shqipëria çel sot grupkapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, ku në fokus të diskutimeve do të jenë kapitujt kyç si shteti demorkatik, drejtësia, korrupsioni, tenderat.

Pak para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, falënderoi presidentin rus Valdimir Putin, që sipas tij i dha shtysë nisjes së negociatave.

“Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jemi. I vetmi vend që duam të lemë brezat e ardhshëm. Ky është një moment i veçantë falë dhe Putin, i cili zgjoi më skeptikun që pa që Ballkani është i nevojshëm për një Evropë më të fortë. Do të bëjmë më të mirën që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa ne. Kemi një mal me detyra shtëpie, por jemi në ngjitje e sipër me vullnet dhe nuk kemi dyshim që do të arrijmë atë që duhet. Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda 2030”, tha Rama.

Të fundit