Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën filozofin mes flakëve: S’ka forcë magjike që të ndalojë zjarret

Rama bën filozofin mes flakëve: S’ka forcë magjike që

Ndërsa Shqipëria digjet dhe banoret e prekur përpiqen të shpëtojnë veten, shtëpitë dhe pronat nga flakët qëpo përfshijnë vendin, Kryeministri Edi Rama na kujton se nuk ka “forcë magjike” që t’i ndalojë zjarret.

Në një dalje në rrjetet sociale, ai na sugjeron vëzhgim para se të nxitohet me konkluzionet.

Sipas tij, po digjen mijëra hektarë edhe ne bote, andaj Rama duket se na fton të pranojmë fatin tonë me filozofi, ndërsa zjarret vazhdojnë të përparojnë pa pengesë. 

"Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret. Ky është një fenomen që është gjithnjë e më prezent. Në mes të korrik, të dhënat e sistemit europian tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE, rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Dhe nuk mund të thuash që në ato nuk ka avion," tha Rama. 

Të fundit