Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për ndryshimet e Kodit Penal: Burg për ata që zaptojnë tokën publike apo private për parkingje

Rama flet për ndryshimet e Kodit Penal: Burg për ata që

Kryeministri Edi Rama ka folur sot para mediave për ndryshimet e Kodit Penal.

Duke u ndalur te zënia e paligjshme etokës, ai ka masa të ashpra deri në dënim me burg për ata që zaptojnë tokën publike apo private për parkingje. 

 Rama: Në ndryshimet në Kodin Penal që fillon nga zënia e tokës, do zënie toke publike apo private pa pasur një titull ligjor, që do të thotë leje, për çdo arsye, banim apo shfrytëzim i çfarëdoshëm do të dënohet me burg. Edhe për parking, e zë tokë, do të shkosh në burg. Pastaj janë nenet e tjera përsëritjen apo bashkëpunimin, apo kur sjell pasojë që rritet masa e dënimit. Masat e dënimit do të jenë përfundimtare kur të shpallet drafti. Kur këto sulme, bëhen në zona të mbrojtura, parqe natyrore, monumenti kulti, apo infrastrukturë kritike burgimi është më i gjatë.

Kur një vepër e kësaj natyre kryhet nga persona që paguhen nga shteti, në çdo pozicion qofshin, sidomos kur konstatohet symbyllje apo bashkëpunim nga ato që duhet ti ruajnë, atëherë dënimi është edhe më i gjatë.

Të fundit