Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për “nismën” e re: Po bëjmë një studim, familjet e pasura do ta paguajnë më shumë energjinë elektrike

Rama flet për “nismën” e re: Po bëjmë një

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjitike, duke bërë me dije se po behet një studim për evidentimin e familjeve të pasura. Kjo kategori tha Rama, do të paguajnë më shumë për energjinë për një periudhë të përkohshme.

“Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë për energjinë elektrike”, tha Rama.

Ky i fundit ritheksoi se kjo situatë është pasojë e luftës në Ukrainë. Kryeministri solli shembullin e Gjermanisë, e cila ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz.

“Një agresor ushtarak nga Rusia në Ukrainë. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt. Është realisht e pandershme dhe pa nder sepse fakti është që e gjithë bota është në këtë situatë, jo veç Europa

Kriza energjitike sponsorizoi nga faktori që solli luftën. Tani jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmime. Jo më larg se mbrëmë, ministri i ekonomisë gjermane lajmëroi se qeveria do prezantojë kufizimin e shtetit me gaz. Gjermania po përgatit planin për kufizimin me gaz të familjeve”, shtoi kreu i qeverisë.

 

Të fundit