Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për njohjen me George Sorros: Kam një raport fantastik

Rama flet për njohjen me George Sorros: Kam një raport fantastik
Foto gjatë intervistës

Kryeministri Edi Rama ka folur për njohjen e tij me George Sorros dhe raportin që kanë. Ai tha në “Opinion” se e ka takuar në vitet 90’ kur ende nuk ishte pjesë e politikës.

Rama e ka cilësuar Sorrosin një personazh të jashtëzakonshëm, ndërsa tha se ka një raport fantastik me të.

Rama: Unë Sorrosin e kam njohur në vitet ’90.

Fevziu: Kur nuk ishit në politikë.

Rama: Nuk isha fare. Më kanë futur në bordin e fondacionit të tij dhe kemi shkuar tek Ismail Kadareja, Aleko Minga, Brikena Çabej në mos gabohem. Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam njohur.

Fevziu: Çfarë raportesh keni me të?

Rama: Kam një raport fantastik me të. Gjithmonë kam patur një raport fantastik. S’ka lidhje me konspiracionet. Është një personazh i jashtëzakonshëm, përmbysi botën me atë goditjen që i bëri bursave. Në momentin që u bë i pasur, pasurinë e vet e vuri në shërbim të idesë së vet dhe është njeri që ka investuar pa fund për të ndihmuar shoqërinë e hapur.

Fevziu: Vazhdoni ta mbani raportin?

Rama: Gjithmonë, por nuk takohemi shpesh, takohemi rrallë.

Të fundit